Kumbar i djalit të këshilltarit të tij, Liridona e ndjerë e mbante në krah foshnjen, Pacolli i prente flokët

Lajme

Kumbar i djalit të këshilltarit të tij, Liridona e ndjerë e mbante në krah foshnjen, Pacolli i prente flokët

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 16:05
Liridona Murseli

Liridona Murseli u vra mbrëmë në Prishtinë, pasi derisa ka qenë bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre, një person i panjohur i kishte ndaluar ata dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë.

Liridona është gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i Pacollit.

Pacolli është edhe kumbarë i djalit të çiftit, Diarit.

Ai më 8 shtator të vitit 2017 kishte publikuar një video, ku shihet duke ia prerë flokët djalit të Naimit dhe Liridonës.

Për këtë rast është raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Në raport thuhet se burri i saj ka arritur të largohet nga vetura bashkë me dy fëmijët e tyre.

“GRABITJE ME PASOJA TË VRASJES- Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë  29.11.2023 – 020:26.  Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat