Zjarrfikësi proteston, tregon dorën e djegur e pagën që merr, i krahason me 7500-en e Gani Jakupit

Lajme

Zjarrfikësi proteston, tregon dorën e djegur e pagën që merr, i krahason me 7500-en e Gani Jakupit

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 16:36
Zjarrfikesi

Zjarrfikësit janë duke protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për kushte më të mira të punës dhe paga më të mira.

Një prej zjarrfikësve që po merr pjesë në protestë është parë me një pankartë në duar, ku ka vendosur tri fotografi.

Në dy prej tyre ka treguar pagën e tij dhe rrezikun në punë, dhe në fotografinë tjetër ka përmendur pagën prej 7500 eurosh të Gani Jakupit.

Image
Zjarrfikesi

Ndryshe, qeveria nuk ka reaguar ndaj kësaj proteste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat