BQK-ja jep detaje për takimin e guvernatorit me Drejtorin për marrëdhënie ndërkombëtare të Autoritetit britanik të Mbikëqyrjes Financiare

Lajme

BQK-ja jep detaje për takimin e guvernatorit me Drejtorin për marrëdhënie ndërkombëtare të Autoritetit britanik të Mbikëqyrjes Financiare

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 20:37
Pamje nga takimi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka takuar Drejtorin për marrëdhënie ndërkombëtare të Autoritetit britanik të Mbikëqyrjes Financiare (FCA),  Ruairi O’Connell.

Siç ka njoftuar BQZ-ja “Guvernatori Ismaili dhe Zëvendësguvernatori Dardan Fusha në këtë takim shpalosen planet e BQK-së në funksion të realizimit të objektivave dhe Planit Strategjik, me fokus funksionin e ri për mbrojtjen e konsumatorit dhe praktikat e mbikëqyrjes së tregut në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve financiare në vend”.

“Gjatë këtij takimi, Guvernatori Ismaili diskutoi mundësinë e lidhjes së një marrëveshje bashkëpunimi në krijimin e infrastrukturës ligjore dhe teknike, metodologjitë dhe qasjen e avancuar britanike, në gjithëpërfshirjen financiare, mbrojtjen e konsumatorëve, shërbimet digjitale financiare, kripto-asetet, tregjet e kapitalit dhe çështje tjera.

Po ashtu, është biseduar edhe për shkëmbimin e informative nga tregjet respektive rreth hyrjes së investitorëve potencial në treg apo performancës së tyre”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat