Jeremiq: Gjëja më e rëndësishme është të refuzohet plani franko-gjerman pas zgjedhjeve

Lajme

Jeremiq: Gjëja më e rëndësishme është të refuzohet plani franko-gjerman pas zgjedhjeve

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 09:44
Vuk Jeremiq

Bartësi i listës “Partia Popullore – Zgjedhje e sigurt. Njerëz seriozë” Vuk Jeremiq ka thënë se më e rëndësishmja është refuzimi i planit franko-gjerman për Kosovën pas zgjedhjeve.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme të 17 dhjetorit, Jeremiq tha për mediat serbe se për Partinë Popullore nëse rezultati do të jetë i kënaqshëm nuk varet në radhë të parë nga numri i votave që do të fitojë lista e tij, por nëse do të ketë rrethana që do të mundësojë refuzimin e planit franko-gjerman, “ultimatumin më serioz me të cilin është përballur Serbia që nga viti 1999”.

“Ata që thonë se për këtë Serbia do të sanksionohet, se vizat do të vihen ose investitorët do të tërhiqen, e kanë gabim. A nuk ju thanë se pasoja të ngjashme na presin nëse nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë? atë herë kam pohuar, si dhe tani pohoj se nuk ka asgjë”, tha Jeremiq.

I pyetur se cili do të ishte qëndrimi i tij ndaj integrimeve evropiane dhe se si është alternativa BRICS, ai tha se ekonomia e Serbisë, sado miqësore të jenë anëtarët e BRICS ndaj saj, sot është kryesisht e orientuar drejt Evropës.

Duke folur për qeverinë tranzitore, ai tha se ajo mund të jetë rruga për të çliruar mediat dhe për të filluar ndryshimin e sistemit.

Ai shtoi se natyra e tij teknike nuk duhet të jetë justifikim për pasivitetin në lidhje me planin franko-gjerman apo domosdoshmërinë e ndalimit të minierave të litiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat