Aleksandër Arsenijeviq shoqërohet në polici, dyshohet për mosrespektim të urdhërave e më pas lirohet

Lajme

Aleksandër Arsenijeviq shoqërohet në polici, dyshohet për mosrespektim të urdhërave e më pas lirohet

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 14:51
Aleksandër Arsenijeviq

Kryetari i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe, Aleksandar Arsenijeviq, ”, është shoqëruar për në stacion policor për intervistim.

Kjo për shkak se i njëjti dyshohet se nuk respektoi urdhrat e zyrtarëve policorë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur këtë të enjte.

Ai nuk i kishte prezantuar policisë dokumentacionin, konfirmon zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Po ashtu, Elshani theksoi se Arsenijeviq është liruar.

“Po është shoqëruar në polici, është dërguar në stacion për mosrespektim të urdhrit të zyrtarëve policorë, nuk e ka prezantuar dokumentacionin edhe veturën e ka pasur pa regjistrim, e më pas është liruar”, tha Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat