Dorëzohet kërkesa për inicimin e peticionit për largim të Atiqit

Lajme

Dorëzohet kërkesa për inicimin e peticionit për largim të Atiqit

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 15:41
Erden Atiq

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka konfirmuar se një grup i qytetarëve serbë sot kanë dorëzuar kërkesën për inicimin e largimit të kryetarit të komunës, Erden Atiq.

Sipas tij, kërkesa është bërë sipas Udhëzimit Administrativ, pasi ishte refuzuar një kërkesë fillestare.

Ai tha se brenda afatit pesëditor do të kthejë përgjigje, por theksoi se sipas të gjitha gjasave do ta refuzojë kërkesën.

Kjo pasi qytetarët serbë nuk kanë dashur ta largojnë pjesën ku thuhet se nuk janë të kënaqur me shërbimet nga ana e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat