​Politikani serb gjobitet për mos regjistrim të veturës dhe mos zbatim të urdhrave policorë

Lajme

​Politikani serb gjobitet për mos regjistrim të veturës dhe mos zbatim të urdhrave policorë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot ka shoqëruar në stacionin policor politikanin dhe propaganduesin serb, Aleksandër Arsenijeviq.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë për KosovaPress se Arsijeneviq, i cili është kryetar i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa Serbe”, është shoqëruar në stacionin policor pasi nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishte veturën pa regjistrim.

“E kemi shoqëruar deri në stacion, ku i janë dhënë dy tiketa - njëra për moszbatim të urdhrave të policit e tjetra për mungesë regjistrimi të automjetit.

I janë konfiskuar targat dhe i njëjti është liruar”, ka thënë Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat