​Caktohet masa nga një muaj paraburgim për dy persona për ngacmim seksual

Lajme

​Caktohet masa nga një muaj paraburgim për dy persona për ngacmim seksual

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Gjykata Themelore Prishtinë, Dega në Podujevë - Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka caktuar sot masën nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve me inicialet A.B. dhe D.D.

Kjo masë u caktua nën dyshimet e bazuara se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale ngacmim seksual, fotografim dhe incizime tjera të paautorizuara.

Në një njoftim për media nga Gjykata Themelore në Prishtinë thuhet se gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat