39-vjeçari në Fushë Kosovë ngujon të dashurën në banesë, intervenon Policia

Lajme

39-vjeçari në Fushë Kosovë ngujon të dashurën në banesë, intervenon Policia

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 16:38
Ilustrim

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre, të cilët kanë frikë t’i denoncojnë në Polici.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Fushë Kosova, pasi të njëjtit dyshohet se ishin përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin.

Gazeta ka mësuar detaje nga dëshmia e 26-vjeçares e cila ka pohuar se pas konfliktit verbal, i dashuri i saj e ka mbyllur në banesë dhe nuk e ka lënë që të largohet.

39-vjeçari është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat