Ibrahimi: Shumica e komunave nuk kanë marrë veprim për faljen e tatimit në pronë

Lajme

Ibrahimi: Shumica e komunave nuk kanë marrë veprim për faljen e tatimit në pronë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 10:14
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se shumica e komunave nuk kanë marrë vendime për faljen e tatimit në pronë.

Ai në një prononcim për media tha se, buxheti i komunave duhet të zvogëlohet, nëse vendosin që t’i falin tatimpaguesit në pronë.

Ibrahimi thotë se, veprimet për faljen nga 100 euro për tatimpaguesit në pronë, i kanë marrë bazuar në legjislacionin në fuqi, por edhe në bazë të Gjykatës Kushtetuese të cilët thotë se deri më 10 dhjetor kuvendet komunale e kanë mundësin për marrjen e ndonjë veprimi.

“Këto veprime i kanë marrë bazuar në legjislacionin në fuqi por edhe në bazë të Gjykatës Kushtetuese të cilët thotë se deri më 10 dhjetor kuvendet komunale e kanë mundësin për marrjen e ndonjë veprimi sa i përket valës së tatimit në pronë”, deklaroi Ibrahimi.

Tutje ai thotë se, niveli qendor nuk është duke i konsultuar komunat dhe se të njëjtat nuk kanë marrë ndonjë veprim për shkak se do t’i dëmtonte shumë buxhetet komunale.

“Niveli qendror nuk është duke i konsultuar komunat dhe po shihet që është e domosdoshme konsultimi i komunave, hartimin e politikave qeveritare sa i përket ndikimit të buxhetit komunale. Pra, po shihet që shumica e komunave nuk kanë marrë ndonjë veprim, sepse do t’i dëmtonte shumë buxhetet komunale, por edhe kjo do të ndikojë drejtëpërdrejtë në mos realizimin e projekteve kapitale të cilat i kanë paraparë me buxhetet e tyre komunale të cilat janë aprovuar në shtator të këtij viti”, theksoi Ibrahimi.

“Asocicaioni i Komunave të Kosovës edhe njëherë apelon që niveli qendror që gjatë hartimit të politikave që prekin buxhetet komunale t’i konsultoj komunat, e jo t’i marrë qendrime e vendime në nivel qendror, pa asnjë kosnult me komunat sepse po shihet që rezultati i këtyre hartimeve politikave pa kosnulta me komunat nuk po gjenë në plotni një zbatim”, përfundoi Ibrahimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat