Dogana në aksion në biznese që merren me importin e fishekzjarreve

Lajme

Dogana në aksion në biznese që merren me importin e fishekzjarreve

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Dogana e Kosovës mëngjesin e së mërkurës ka nisur një aksion në disa biznese që merren me importin e fishekzjarreve.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci për RTKlive ka konfirmuar se kontrollet verifikuese janë duke u zhvilluar në pesë lokacione.

“Po kemi kontrolle verifikuese tek bizneset që merren me importin e fishekzjarreve. Kontrollet janë duke u zhvilluar në 5 lokacione”, tha Stavileci.

Ai tha se më vonë do të ketë më shumë info rreth këtij aksioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat