Haradinaj flet si rrallë herë për fëmijërinë, periudhën e luftës dhe vrasjen e dy vëllezërve nga forcat serbe

Lajme

Haradinaj flet si rrallë herë për fëmijërinë, periudhën e luftës dhe vrasjen e dy vëllezërve nga forcat serbe

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 11:08
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-kryeministër dhe kryetar aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur si rrallë herë mbi jetën personale.

Në emisionin “Radar” në RTV Dukagjini, ai ka rrëfyer për dashurinë ndaj atdheut, periudhën e luftës, vrasjen e dy vëllezërve të tij nga forcat serbe, Luanit dhe Enverit, si dhe për angazhimet në politikë.

Haradinaj ka folur edhe për fëmijërinë e tij, duke treguar se ka qenë shumë energjik, social dhe i dashur me të tjerët.

“Duke qenë fëmija i madh, prindërit më kanë edukuar që me mbajt përgjegjësi, me u kujdesë për të tjerët. Ne në familje jemi qenë 10 fëmijë dhe kemi jetuar në bashkësi familjare me axhën. Prandaj, mu si i vogël kanë filluar që të më japin detyra. Por, kam mësuar shumë. Kam qenë shumë i dhënë pas sportit, veçanërisht sporteve luftarake”, ka thënë ai.

Dëgjojeni rrëfimin e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat