Radoiçiq do të ekstradohet në Kosovë? Ja çka thotë avokati serb

Lajme

Radoiçiq do të ekstradohet në Kosovë? Ja çka thotë avokati serb

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 13:01
Milan Radoiçiqi

Avokati serb Cedomir Stojkoviç tha në një intervistë për Euronews Albania se “nuk ka asnjë shans” që të bëhet i mundur ekstradimi i Milan Radoiçiqit për në Kosovë.

Për Raodiçiqin është lëshuar një urdhër arresti nga Interpoli, por sipas avokatit Serbia gjithsesi nuk mund ta ekstradojë atë për në Kosovë dhe kjo nuk ka të bëjë me politikat e Vuçiqit, por me ligjet e shtetit serb.

“Nuk ka shanse që Milan Radoiçiqi të ekstradohet në Kosovë, por kjo nuk ka lidhje me politikat e Aleksandër Vuçiq. Kjo është e lidhur me ligjin dhe legjislacionin në Serbi, sepse për Serbinë, Kosova nuk është një vend i pavarur dhe nuk ka gjykatës në serbi që do të shkelje ligjin për të ekstraduar një qytetar serb në Kosovë.

Për të bërë këtë ekstradim Serbia duhet të njoh Kosovën si shtet, të bëjë edhe marrëveshjen për ekstradimin e më pas mund të bëhet ekstradimi”,-tha avokati serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat