Gazetarja Rinë Haziri sulmohet e pengohet në Brezovicë

Lajme

Gazetarja Rinë Haziri sulmohet e pengohet në Brezovicë

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 16:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se gazetarja e mediumit Lajmi.net, Rinë Haziri, është sulmuar e penguar gjatë ditës së sotme nga një qytetar teksa po raportonte nga Brezovica.

Në pamjet e publikuara nga media ku edhe punon Haziri, shihet dhe dëgjohet një person teksa i thotë të mos incizojë.

Më tej bëhet e ditur se i njëjti person ka dalë nga vetura dhe me dhunë ia ka kapur telefonin nga dora, duke vazhduar ta kërcënojë edhe me fjalë të tjera.

Redaksia e Lajmi.net, kanë bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pengimin dhe sulmin ndaj gazetares, Rinë Haziri, dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës që rastin ta trajtojë me prioritet në mënyrë që personi të mbahet përgjegjës për veprimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat