​Budva heq afishen “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, Filipoviq: Baner i turpshëm e luftënxitës

Lajme

​Budva heq afishen “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, Filipoviq: Baner i turpshëm e luftënxitës

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 09:54
​Budva heq afishen “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

Është hequr afishja me mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, e vendosur dy ditë më parë në hyrje të Budvas në Mal të Zi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe analisti malazez, Ljubomir Filipoviq, i cili ka thënë se ky gjest përfaqëson ndjenjat e vërteta të qytetarëve me qëllime të mira.

“Baneri i turpshëm luftënxitës është hequr. Si një gjest që përfaqëson ndjenjat e vërteta të qytetarëve me qëllime të mira të Budvës dhe Malit të Zi, unë u kërkoj ndjesë të sinqertë fqinjëve tanë në Kosovë për vendosjen e tij më herët”, ka shkruar ai në X, ku edhe ka shpërndarë një video në të cilën shihet se më nuk ekziston një mbishkrim i tillë.

Ndryshe, mediat malazeze kanë raportuar se afishja me mbishkrimin luftënxitës ka me qenë një transparent dhe jo grafit, dhe si e tillë është hequr nga inspektorati komunal.

Afishe të tilla janë vendosur më parë në veri të Kosovës dhe në Serbi, përmes të cilave i është bërë thirrje ushtrisë serbe që të kthehet në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat