Kreu i ushtrisë belge flet për mundësinë e luftës në Ballkan: Europa duhet të përgatitet urgjentisht

Lajme

Kreu i ushtrisë belge flet për mundësinë e luftës në Ballkan: Europa duhet të përgatitet urgjentisht

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 10:15
Michel Hofman

Përfshirja e drejtpërdrejtë e Belgjikës, anëtare e NATO-s, në një luftë është diçka që duket surreale. 

E megjithatë, gjatë një vizite te ushtarët belgë të dislokuar në Rumani, shefi belg i mbrojtjes, Michel Hofman paralajmëroi për rrezikun e mundshëm të konfliktit me Rusinë.

“Është një skenar i frikshëm. Një luftë në shkallë të plotë me Rusinë, duke përfshirë hapur Belgjikën, është diçka që dukej e paimagjinueshme përpara pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putini. Sot, sipas Michel Hfman, kreut të Mbrojtjes së Belgjikës, “ne kemi arsye për t’u shqetësuar”. “Rusët kanë demonstruar tashmë gatishmërinë e tyre për ta sulmuar një fqinj”, deklaroi ai për mediumin VRT.

Ideja e një Belgjike në luftë nuk duket më aq e largët, shkruan La Dernière Heure. Michel Hofman saktëson se Belgjika do të duhet të veprojë brenda kuadrit të forcave të NATO-s dhe të kontribuojë në parandalimin e besueshëm në rast të sulmeve ndaj një anëtari të Aleancës.

Për momentin, Rusia është e angazhuar vetëm në një front: Ukrainën. Por një rritje e tensioneve midis vendeve të Ballkanit ka ngritur frikën për hapjen e një fronti të dytë në këtë pjesë të botës, me Rusinë që synon ta zgjerojë ndikimin e saj. Putini ka marrëdhënie të shkëlqyera me disa vende të rajonit, si Serbia, e cila po demonstron gjithnjë e më shumë dëshirën e saj për kontroll dhe zgjerim në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.

Prandaj shefi belg i Mbrojtjes nuk e përjashton asnjë skenar dhe madje deklaron: “Europa duhet të përgatitet urgjentisht. Ata që aspirojnë paqen do të bënin mirë të përgatiteshin për luftë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat