Befason Trajkoviç: Kosova mund ta arrestonte Radoiçiqin, por dështoi - mbase dëshmia e tij s’i konvenon as Prishtinës as Beogradit

Lajme

Befason Trajkoviç: Kosova mund ta arrestonte Radoiçiqin, por dështoi - mbase dëshmia e tij s’i konvenon as Prishtinës as Beogradit

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 16:57
Politikania serbe, Rada Trajkovic

Politikania serbe, Rada Trajkovic, ka reaguar pas konferencës së sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka alarmuar për rigrupimet në Serbi të grupit të Radoiçiqit.

Trajkovic ka thënë se Kosova ka pasur disa mundësi për ta arrestuar por s’kishte arritur. Politikania serbe thotë se mbase “dëshmia e Radoiçiq do të ishte e papërshtatshme për elitat politike në Kosovë” dhe njejtë “për ato të Serbisë”.

Trajkovic ka thënë se gjithçka që mbetet sot është “nxitja e frikës”.

“Kosova kishte disa mundësi për të arrestuar Radoiçiqin, por nuk ia arriti. Kjo mund të jetë pasi dëshmia e tij mund të jetë po aq e papërshtatshme për elitat politike të Kosovës sa do të ishte për atë të Serbisë.

Gjithçka që mbetet për të bërë tani është të nxitësh frikën dhe të ngacmosh/destabilizosh vazhdimisht komunitetin tone”, ka shkruar ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat