Shoku i Thaçit tregon si i mbeti nofka “Gjarpri”

Lajme

Shoku i Thaçit tregon si i mbeti nofka “Gjarpri”

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 13:06
Hashim Thaçi

Ish-shoku i presidentit Hashim Thaçi, Nuri Bexheti ka folur për njohjen me ish-presidnetin.

Ai ka thënë se pavarësisht gabimeve që mund t’i ketë pasur gjatë periudhën sa ishte akteri kryesor në politikë, në udhëheqjen e tij Kosova ka shënuar progress të jashtëzakonshëm.

“Në periudhën e tij dhe të shojkëve të tij, Kosova ka pasur progres të jashtëzakonshëm, ka pasur edhe gabime e përsëris, por propaganda e madhe që është bërë është edhe një mit i ngritur, kjo Kosovë që e shijojmë të gjithë, ato zyra, ato kolltuqe shumica janë bërë në kohën e tyre”, ka thënë ai.

Bexheti ka folur edhe për nofkën që e kishte ish-presidenti Thaçi në luftë, “Gjarpri”, ishte në aspektin pozitiv.

“Ne vijmë nga fusha e historisë, në mitologjinë antike ilire, gjarpri, bolla e shtëpisë është ogur i mirë, kujdeset për shtëpinë, është simbol i mirësisë, jo në kuptimin negative të fjalës”, tha Bexheti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat