Aktakuzë kundër 12 zyrtarëve policorë dhe dy zyrtarëve doganorë për marrje ryshfeti

Lajme

Aktakuzë kundër 12 zyrtarëve policorë dhe dy zyrtarëve doganorë për marrje ryshfeti

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 12 zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit “Qafë  Prush” dhe dy zyrtarëve doganorë në kuadër të Drejtorisë  Rajonale të Policisë Kufitare.

Ata akuzohen për “Marrje të ryshfetit”.

“Prishtinë, 26 dhjetor 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dymbëdhjetë (12) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit ‘’Qafë  Prush’’, dhe kundër dy (2) zyrtarëve doganorë, në kuadër të Drejtorisë  Rajonale të Policisë Kufitare, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se e kanë kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ e sanksionuar me nenin 421 të Kodit Penal.”

Prokuroria Speciale njofton se të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë kanë marrë ryshfet nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me rastin e kalimit në pikat kufitare ‘’Qafë  Prush’’, me ç ‘rast kanë lejuar hyrjen e personave në territorin e Kosovës, pa i verifikuar dhe pa i kontrolluar nëse i plotësojnë kushtet ligjore për hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat