Momenti kur Kurti pret përfundimin e ezanit për të prerë shiritin e përurimit të ujësjellësit në Bardh të Madh

Lajme

Momenti kur Kurti pret përfundimin e ezanit për të prerë shiritin e përurimit të ujësjellësit në Bardh të Madh

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 16:32
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrat Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu si dhe kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu morën pjesë në përurimin e fillimit të punës për rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës.

Vizita është realizuar në fshatin Bardh i Madh.

Aty u bë inaugurimi i pjesës së parë të këtij projekti ndërsa pjesa tjetër do të përurohet në “Lagjen 29” në Fushë Kosovë.

Por, edhe pse 30 minuta me vonesë në ngjarje, Kurti sërish ka pritur përfundimin e ezanit për të prerë shiritin e ujësjellësit në Bardh të Madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat