34 vjeçarja që vdiq tragjikisht sot në hotel, ditë më parë ishte brenda shtëpisë së BBVK

Lajme

34 vjeçarja që vdiq tragjikisht sot në hotel, ditë më parë ishte brenda shtëpisë së BBVK

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:37
Artila Kameri

Artila Kameri, 34-vjeçare, sot në orët e para të mëngjesit ka humbur jetën tragjikisht në Hotel ‘Venus’ në magjistralen Prishtinë – Lipjan.

Kameri dyshohet se ka kërcyer nga ballkoni në katin e dytë

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë  se rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”.

Ajo tha se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.

Ndryshe, Artila që humbi jetën sot ishte trajnere për rregullimin e thonjve. Ajo ditë me parë kishte qenë brenda shtëpisë me të famshme në Kosovë, BBVK ku ishte përkujdesur qe t’ia rregullonte thonjtë banorëve. 

Image
Artila Kameri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat