Këshilli Kombëtar i Serbëve të Kosovës kërkon arrestimin e Vuçiqit, Petkoviqit dhe Brnabiqit për tradhti

Lajme

Këshilli Kombëtar i Serbëve të Kosovës kërkon arrestimin e Vuçiqit, Petkoviqit dhe Brnabiqit për tradhti

Më: 1 janar 2024 Në ora: 14:43
Ana Bërnabiq dhe Vuçiq

Këshilli Kombëtar i Serbëve të Kosovës përmes një kumtese për media ka kërkuar nga Prokuroria e Lartë Publike që “menjëherë” të lëshoj fletë-arrestimin për presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq dhe drejtorin e zyrës për Kosovë Petar Petkoviq si dhe kreun e deri tashëm të Listës Serbe Goran Rakiç për “tradhti të hapur të interesave kombëtare e shtetërore në Kosovë”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Kreu i Këshillit Kombëtar Serb ka paralajmëruar se ndaj këtyre personave të apostrofuar të paraqes padi për shkak “të veprimit në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, përmbajtjen e rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe ligjeve përgjegjëse në fuqi në kuadër të rregullimit kushtetues të Serbisë”.

Ky subjekt po ashtu paralajmëron edhe padi ndaj prokurores publike për shkak “ mos-veprimit dhe mos-ndërmarrjes së masave ligjore nga kompetenca e saj për ndalimin e veprimeve kundër-shtetërore dhe kundër-kushtetuese të këtij grupi kriminal.

"Ky grup me veprimet kriminale, mashtrimet e gënjeshtrat ka ndarë mbetjet e institucioneve tjera serbe në Kosovë, ndërsa serbët i ka lënë në fatin tragjik, vuajtjet dhe eksodin që vazhdon”, thuhet në kumtesë.

Më tutje KKS përmend vendimin e Serbisë për pranimin e targave të automjeteve të regjistruara në Kosovë si dhe dokumenteve tjera që nuk është asgjë tjetër pos “njohje de fakto e Republikës së Kosovës”.

"Kërkojmë nga prokuroria e lartë  që me arrestimin e këtij grupi kriminal të parandaloj njohjen e Kosovës, që direkt prek identitetin serb dhe shtetësinë serbe dhe minon integritetin dhe sovranitetin e Serbisë”, thuhet në kumtesën e KKS të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat