“Njeriu i vitit 2023” e meriton Albin Kurti

Lajme

“Njeriu i vitit 2023” e meriton Albin Kurti

Nga: Skënder Kapiti Më: 2 janar 2024 Në ora: 12:43
Albin Kurti

Nëse do të ishte organzuar një sondazh se kush është njeriu i Vitit 2023 në Shqipëri e Kosovë, dhe nëse si pyetësor do të ishin këto kritere të më mëposhtme si:

patriotizmi, ndëshmëria dhe pastërtia morale dhe pakorruptueshmëria; përgjegjshmëria,llogaridhënia e transparenca para publikut e kombit; sinqeriteti, interesi dhe cështja shqiptare parësore, pra mbi të gjitha interesi kombëtar; maturia, mëncuria dhe aftësia intelektuale, politike, diplomatike dhe qeverisëse, dhe duke u nisur nga konsiderata të tilla dhe nga paanshmëria si dhe  i cliruar nga interesi personal dhe nga subjektivizmi vlerësoj  që njeriu i vitit 2023 si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, meriton të ishte kryeministri i Kosovës  z.Albin Kurti.

Dhe kundër kësaj do të kishin qenë politika dhe politikanët deshtakë, hipokritë, egoist dhe ata të sëmurë nga kompleksi i inferioritetit.

Ata do ishin kundër korrupsionit politik, oligarkik, mediatik dhe intelektual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat