Vulin “ngritet nga të vdekurit” i reagon Milatoviçit: Kujt i duket bota serbe kërcënim – Shqipëria e madhe do jetë ardhmëria e tij

Lajme

Vulin “ngritet nga të vdekurit” i reagon Milatoviçit: Kujt i duket bota serbe kërcënim – Shqipëria e madhe do jetë ardhmëria e tij

Nga: F. B. Më: 2 janar 2024 Në ora: 19:12
Aleksandër Vulin

Themeluesi i Lëvizjes Socialiste Aleksandër Vulin i cili deri para pak kohe drejtonte Shërbimin Informativ Serb ka reaguar ndaj deklarates së presidentit malazez Milatoviç se “bota serbe është kërcënim e shënimi i Ditës së Republika Srpskes jo-kushtetuese”.

“Presidenti malazez Milatoviç ka të drejtë të i gëzohet integrimit euro-atlantik më shumë se integrimit serb. Kujt i duket kërcënim bota serbe, atij Shqipëria e Madhe do të jetë e ardhmja” ka thënë themeluesi i Lëvizjes Socialiste Vulin në deklaratën e Milatoviç, që tha se “bota serbe është kërcënim dhe Dita e Srpska jo-kushtetuese”.

“Vlerësoj faktin se Milatoviç me mbështetjen e partive serbe mundi Gjukanoviçin dhe për te kjo mjafton, e kuptoj vendimin e tij që mos të vij në Ditën e Republika Srpska në festë në Banjallukë sepse ditët e festave i kaloi me ambasadorë për të marr instruksione për formimin e qeverisë”, tha ai.

“Mos të shqetësohet , askush nga ai nuk pret të bëhet serb edhe nëse flet serbisht dhe kryqoret në Kishë, nuk mjafton kaq për të qenë serb. Presidenti Vuçiç po, është president i të gjithë serbëve , pa marr parasysh çka mendojnë ambasadorët për këtë”, tha ai, që kohëve të fundit kishte qenë larg medieve edhe ngjarjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat