Zana Avdiu: Kur shoqëria dëshiron me ofendu një burrë, i thotë “je bërë si grua”

Lajme

Zana Avdiu: Kur shoqëria dëshiron me ofendu një burrë, i thotë “je bërë si grua”

Më: 3 janar 2024 Në ora: 16:30
Zana Avdiua

Aktivistja dhe analistja Zana Avdiua ka thënë se kur shoqëria dëshron të ofendojë një burrë, i thotë “je bërë si grua”.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se ka edhe plot gra që e thonë vetë këtë.

Postimi i plotë:

Kur shoqnia don me ofendu një burrë, i thotë “je ba si grua- femën”.

Një burrë mundet me kanë i keq, vec kur doket si gru. Dhe cka është ma e keqja, kur plot gra e thonë edhe vet këtë.

Burri, s’ka asnjë vlerë ma shumë se gruaja. Bile, këto tiparet e burrnisë, janë turp- se simbolizojnë dhunë, shtypje, dominim, urrejtje.. etj etj. Pra, nëse një burri i thonë je ba si grua, merrne lavdate. Që do të thotë: je ba i sjellshëm, empatik, përgjegjës edhe i dashtun, që shumica e burrave nuk i kanë këto!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat