Princi serb Filip thotë se nuk ka dorëzim të Kosovës: Ajo duhet të kthehet nën OKB

Lajme

Princi serb Filip thotë se nuk ka dorëzim të Kosovës: Ajo duhet të kthehet nën OKB

Nga: F.B Më: 7 janar 2024 Në ora: 12:53
Princi serb Filip

Princi serb Filip në një intervistë për mediet serbe ka deklaruar se “nuk mendon se Kosova i është dorëzuar dikujt, pa marr parasysh lajmet dhe ngjarjet që vijnë nga atje, çështja e Kosovës duhet kthyer në OKB dhe atje të bëhet dialogu i mirëfilltë, ndërkohë pushteti serb nuk ka pasur përgjegjësi të mjaftueshme për serbët, duke pranuar targat për të cilat pati trazira, barrikada edhe braktisje të institucioneve”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Lidhur me qëndrimin në komentet se Republika Srpska duhet të bashkohet me Serbinë pasi Kosova iu dorëzua shqiptarëve si thonë politikanë të caktuar, princi Filip ka thënë se “para së gjithave nuk mendoj se bëhet fjalë për ndonjë dorëzim dhe nuk do të ketë, përkundër lajmeve e ndodhive atje që janë pesimiste, në situatën e përditshme, ngjarjet atje po vihen në plan të dytë e të tretë”.

“Dua të përkujtoj se me 25 gusht të vitit që shkoi u mbushën 110 vjet kur paraardhësi im mbreti Petar Prvi Karagjorgjeviç nënshkroi deklaratën për kthimin e Kosovës n[ Mbretërinë e Serbisë. Pra paraardhësit e mi e çliruan Kosovën dhe e kthyen në Serbi e sot 110 vjet më pas flitet për dorëzimin e Kosovës dhe ndarjen e saj nga Serbia. Kjo për mua është absolutisht e papranuar dhe përbën tradhti për pasardhësit tanë. Populli serb përjetoi eksodin në Ballkan dhe ish-Jugosllavi, ne jemi popull që më nuk jetojmë atje ku kemi jetuar, kësaj i ka kontribuar elita politike që sundoi këto hapësira nga 1945 derit tash”, tha ai.

Rreth mbrojtjes së interesave kombëtare edhe shtetërore të Serbisë lidhur me Kosovën ai mendon se “procesin duhet kthyer në OKB se atje u krijuan të drejtat e obligimet e atje duhet zhvilluar dialogu i mirëfilltë. Fuqitë e mëdha dështuan të vendosin sistem më të mirë në botë, ato e shfrytëzuan forcën për interesat e veta kombëtare dhe rrëzuan sistemin ndërkombëtar”, tha Filip.

Ndërsa rreth politikës ndaj Kosovës, ai tha se “ka vijë të hollë kur themi nuk i japim targat me asnjë çmim e pastaj i pranojmë se kjo është më mirë për serbët, jemi dëshmitar se vitin e fundit janë shkaktuar shumë probleme pikërisht rreth targave, serbët dolën në barrikada, u nxorën nga institucionet, u shuan disa jetë dhe papërgjegjësi tjera. Pranimi i targave ndodhi në kohën e konfrontimit rreth zgjedhjeve, duke anashkaluar interesin kombëtar të popullit tonë atje, andaj duhet të ketë m shumë përgjegjësi për ata njerëz atje”, u shpreh Filip Karagjogjerviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat