Plani i Perëndimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës ndez rajonin, gjermanët “i ngushtojnë lakun” Vuçiqit

Lajme

Plani i Perëndimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës ndez rajonin, gjermanët “i ngushtojnë lakun” Vuçiqit

Më: 11 janar 2024 Në ora: 10:54
Milorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq

Situata në Ballkanin Perëndimor nuk është e qetë. Bosnja rrezikon trazira, ndërsa liderët e Serbisë dhe Kosovës dalin me mesazhe të forta e kërcënime duke paralajmëruar ditë të “zeza”. Edhe analistët shprehen në këtë linjë. Sipas Aleksandër Popovit nga Qendra për Rajonin në Serbi, festimi i ditës së Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë u bë për largim të vëmendjes nga dështimi i politikës së Serbisë në Kosovë.

“Lëvizjet e viteve të fundit të Serbisë, sidomos ato të vitit 2023, kanë bërë që Ursula von der Leyen të thërrasë për njohjen de-facto të Kosovës. Vitin e shkuar, çështja e targave gati çoi në luftë dhe tani papritmas s’është më problem të hysh në Serbi pa letër ngjitëse. Një politikë e tillë mund të jetë për konsum të brendshëm, por lë shenja në rajon”, tha Popov për Nova.rs. “Megjithatë, s’jam i befasuar nga Dodiku a Vuçiçi, por nga Perëndimi që po lejon që gjërat të shkojnë kaq larg”, shtoi ai.

Popov ka theksuar se lidershipi në Serbi tashmë s’po merr parasysh pasojat e mundshme nga lëvizje të caktuara dhe sipas tij, përkrahja e Dodikut është përkrahje për disintegrimin e Bosnjës dhe një krize të re në Ballkan.

Ndërsa politologu serb nga veriu i Kosovës, Ognjen Gogiç, ka thënë se në Serbi uniteti për çështje të tilla “është ngritur” në vazhdimësi që kur SNS-ja e Aleksandër Vuçiçit është në pushtet. “Kur progresistët erdhën në pushtet, raportet me Republikën Srpska u forcuan”, ka theksuar ai duke shtuar se kjo dëshmohet edhe gjatë festave. “Dikush mund të thotë se kjo është ide e ‘botës serbe’ ku është një unitet kulturor i tërë rajonit. Kjo ka qenë politikë konsistente që kur SNS-ja erdhi në pushtet. Uniteti ‘është fryrë’ dhe mesazhet nxitëse çohen gjithmonë nga këto festime, për të provokuar rajonin”, theksoi Gogiç, Sipas tij, “ka shumë mundësi që kjo çon mesazh se nëse presioni mbi Kosovën nuk ndalet, Serbia do të hapë çështjen e Republikës Srpska si përgjigje”. Pra, nëse kushtëzimi i Serbisë vazhdon, Beogradi do ta njohë Republikën Srpska.

"Prandaj, qëllimi është të dërgohet mesash se Serbisë s’duhet t’i kërkohet shumë, sepse mund të hapë çështje rajonale”, ka nënvizuar ai. Kujtojmë se të martën, në dritën e kërcënimeve secesioniste të presidentit ultra-nacionalist të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, entiteti serb në Bosnje dhe Hercegovinë shënoi “ditën kombëtare” në Banja Llukë në mesin e zyrtarëve institucionalë, krerëve ushtarakë e prijësve fetarë të Serbisë, ndërsa në paradën e mbajtur morën pjesë edhe pjesëtarët e klubit të motoçiklistëve “Ujqërit e Natës”.

Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës shpalli tri herë 9 janarin festë antikushtetuese – në vitin 1992, kuvendi i atëhershëm i popullit serb të Bosnje dhe Hercegovinës miratoi Deklaratën e Republikës së Popullit Serb të Bosnjës dhe Hercegovinës, entitet i pavarur në Bosnjë dhe Hercegovinë – megjithëse tash e shtatë vjet askush nuk ka marrë përgjegjësi penale.

Mesazhi i fortë nga Gjermania

Nga ana tjetër, deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, beson se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk është çelësi i zgjidhjes së problemit të Kosovës, siç po pretendojnë një numër i konsiderueshëm i politikbërësve perëndimor.

“Në muajt e fundit ka pasur tensione të vazhdueshme, bllokada në Veri të Kosovë, bojkot i zgjedhjeve komunale, marrëveshje e dakordësuar, por asnjëherë i nënshkruar”, ka potencuar Hacker në një intervistë për mediumin opozitar serb, N1.

Pyetja më e madhe për të ardhmen e Serbisë në raport me integrimin drejtë Bashkimit Evropian, sipas deputetit gjerman, është se si Beogradi zyrtar do të ecë drejt Unionin duke pranuar realitetin e Kosovës. “Kosova si pjesë e BE-së dhe Serbia si pjesë e BE-së, dhe për këtë është e nevojshme që edhe qeveria edhe opozita të shpjegojnë qëndrimin e tyre. Komunikimi i ndërsjellë, dialogu, bashkëpunimi, janë tema të vështira për Serbinë, por bashkëjetesa është një rrugë e zakonshme drejt BE -së, kjo është ajo që BE pret si nga qeveria ashtu edhe nga opozita”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat