Pse u zhgënjye Vuçiç nga takimi me ambasadorin amerikan Hill?

Lajme

Pse u zhgënjye Vuçiç nga takimi me ambasadorin amerikan Hill?

Nga: F.B Më: 11 janar 2024 Në ora: 14:26
Foto nga takimi

Gjatë takimit të zhvilluar sot mes presidentit të Serbisë Vuçiç dhe ambasadorit amerikan Hill, ku është biseduar edhe situata rreth dialogut dhe bashkëpunimit, Vuçiç ka deklaruar se u nda i zhgënjyer me lajmin se “ShBA ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerje të raketave kundërtanke”, shkruan “Informer” dhe transmeton “Bota Sot”

Hill ia kumtoi vendimin amerikan për lejimin e blerjes nga Kosova të raketave kundër-tankse “Xhavelin”, gjë që si duket e ka zhgënjyer shumë Vuçiçin.

Ambasadori amerikan shtoi se “Departamenti i Shtetit kërkesën për raketa do ja bartë Kongresit amerikan për fillimin e procedurës zyrtare, ndërsa Vuçiç përveç zhgënjimit tha se me ShBA do punojnë në ruajtjen e raporteve serbo-amerikane, thuhet në kumtesën e presidencës.

"Për ne më e rëndësishmja është paqja në rajon dhe Serbia do sillet me përgjegjësi dhe kontribuoj në stabilitetin në Ballkan” citohet të ketë thënë Vuçiç.

Vuçiç e Hill kanë biseduar edhe rreth avancimit të raporteve bilaterale mes dy vendeve dhe raportin ekonomik, pozitën ndërkombëtare të Serbisë dhe situatën e dialogun me Kosovën.

Serbia është e interesuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Shba në të gjitha nivelet dhe rritjen e investimeve amerikane në Serbi, bazuar në përvojat e deritashme.

Sipas Vuçiç për Serbinë është me rëndësi vazhdimi i forcimit, ngritjes së infrastrukturës rrugore de energjetike, duke paralajmëruar edhe nënshkrim të marrëveshje me rëndësi me amerikanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat