Dyshohet për ngacmim seksual, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi në Prizren

Lajme

Dyshohet për ngacmim seksual, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi në Prizren

Më: 12 janar 2024 Në ora: 13:46
Personi i kërkuar nga Policia

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet për veprën penale ‘Ngacmim seksual’.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Policia njofton se ngjarja ka ndodhur më 29 nëntor në ‘Rrugën e Shkronjave’.

“Vepra penale ka ndodhur me datën 29.11.2023 rreth orës 00:00 në “Rrugën e Shkronjave”, saktësisht në ashensorin e ndërtesave “Fat grup” në Prizren.

Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë  është siguruar fotografi të dyshuarit , mirëpo deri tani nuk është  rezultuar  në identifikim i tij”, thuhet në njoftim.

Të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni për identitetin apo vendndodhjen e tij, të raportojnë në Policinë  në Prizren në nr.192  , apo në cilin do stacion të Policisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat