Vuçiç në Davos do takohet me Von der Leyen dhe Lajçakun

Lajme

Vuçiç në Davos do takohet me Von der Leyen dhe Lajçakun

Nga: F.B. Më: 16 janar 2024 Në ora: 10:35
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiç për tri ditë do jetë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror, ku do merr pjesë në sesionin e dialogut diplomatik për Ballkanin, si dhe në panel rreth kthimit të besimit në sistemin dhe global dhe ndërtimin e ardhmërisë së Evropës, ndërkohë që janë konfirmuar takimet me me kreun e KE Ursula fon der Leyen dhe të dërguarin e BE-së për dialog Lajçak, shkruan “Pink” transmeton “Bota Sot”.

Sipas kumtesës nga presidenca e Serbisë, Vuçiç do ketë takime të shumta bilaterale me lider dhe zyrtarë të vendeve evropiane edhe botërore, përfaqësues nga organizatat e ndryshme, institucione financiare dhe kompanive globale.

Forumi Ekonomik Botëror zyrtarisht ka nis dje në Davos dhe zgjat deri me 19 janar dhe aty pritet t[ marrin pjesë përfaqësuesi nga 100 vende të ndryshme, organizatat kryesore ndërkombëtare, shoqërisë civile edhe ekspert të fushave të ndryshme.

Vuçiç të enjten do të takohet kreun e Komisionit Evropiane Ursula fon der Lajen, njoftimi për takim është publikuar edhe në faqe të BE-së, ndërsa takimin me Lajçak e ka konfirmuar vetë i dërguari i BE-së .

Përfaqësuesi i BE në dialogun mes Kosovës edhe Serbisë Lajçak ka thënë ditë më parë se në Davos do ketë një javë plotë angazhime, takime edhe biseda me përfaqësues nga vende të ndryshme, përfshirë këtu takimet me presidentin e Serbisë Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Kurti.

Takimin më pas e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i BE-së Stano, që ka thënë se Lajçak do ketë takime të ndara edhe me Vuçiç edhe me Kurtin, ndërsa deri tani nuk është planifikuar ndonjë takim trepalësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat