Gjashtë vite nga vrasja e Oliver Ivanoviqit – miqtë, familjarët e liderët e opozitës serbe ndezin qirinj në vendin ku u ekzekutua

Lajme

Gjashtë vite nga vrasja e Oliver Ivanoviqit – miqtë, familjarët e liderët e opozitës serbe ndezin qirinj në vendin ku u ekzekutua

Më: 16 janar 2024 Në ora: 11:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Në ditën e sotme, gjashtë vite më parë është vrarë Oliver Ivanoviq. Edhe këtë 16 janar, në veri të Mitrovicës po mbahen dy evente ku do të kujtohet politikani serb nga Kosova.

Në mëngjesin e sotëm – në kohën kur ishte vrarë – 8:15, ka arritur në veri të Mitrovicës delegacioni i liderëve të opozitës në Serbi – “Serbia kundër dhunës” si dhe aktivistë nga Beogradi.

Në vendin ku ishte vrarë Ivanoviq, familjarët dhe bashkëpunëtorët e politikanit serb nga Mitrovica kanë ndezur qirinj.

Në anën tjetër opozita në Serbisë, do të mbajnë sot një protestë në shenjë revolte që edhe pas gjashtë viteve të vrasjes së Ivanoviqit nuk është ndriçuar rasti.

Fronti lokal nga Kraleva sërish ka nisur marshin për Beograd për të nderuar politikanin e vrarë serb nga Kosova. Ata tashmë e kishin bërë një gjë të tillë në vitin 2019. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat