Brnabiq: Shpresoj të mos hiqet dinari në Kosovë, Kurti po vret dialogun

Lajme

Brnabiq: Shpresoj të mos hiqet dinari në Kosovë, Kurti po vret dialogun

Më: 17 janar 2024 Në ora: 10:44
Ana Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka shprehur shpresën se nuk do të ketë anulim të transaksioneve të pagesave me Serbinë dhe anulim të dinarit në Kosovë.

Ajo ka theksuar se me lëvizje të tilla, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk kontribuon për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por vret çdo lloj dialogu.

“Ky, siç tha Vuçiq, është një nga problemet kryesore jo vetëm për procesin e mëtutjeshëm të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por në përgjithësi për ekzistencën e dialogut.

Nëse gjëra të tilla si heqja e transaksioneve të pagesave dhe heqja e dinarëve, atëherë Kurti me të vërtetë i vë të gjitha kartat në vijën se nuk do të ketë më dialog”, tha Brnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat