Avokati serb: Vuçiq është fëmijë i Sheshelit dhe njeri i Putinit

Lajme

Avokati serb: Vuçiq është fëmijë i Sheshelit dhe njeri i Putinit

Më: 18 janar 2024 Në ora: 21:09
Çedomir Stojkoviq

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka hedhur akuza të rënda për presidentin e vendit të tij Aleksandër Vuçiq.

Ai tha se Vuçiq është “fëmijë politik” i Vojslav Sheshelit, dhe se poashtu është njeri besnik i Rusisë së Putinit.

“Vuciq është fëmijë i Sheshelit… në Serbi Vuciq i është ofruar shërbimit informativ të federatës ruse. Para disa viteve Putin i ka ndarë medalje Vuciqit. Sipas ligjeve të federatës ruse, kjo medalje mund të jepet vetëm pas 20 vjetëve kontribut për Rusinë. Vuciq e ka plotësuar këtë kush të Rusisë, që i bie se ai 20 vjetë më herët ka qenë njeri i Rusisë, i Putinit, i KGB-së”, tha ai.

Tutje ai tha se Vuciq ka shpresuar që Rusia të ketë sukses në Ukrainë në mënyrë që ta ketë pastaj të lehtë që të hyjë me ushtri në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat