Lavrov: BE ndryshon marrëveshjet që serbët e Kosovës mos të kenë të drejtë e pushteti të mbetet në duar të shqiptarëve

Lajme

Lavrov: BE ndryshon marrëveshjet që serbët e Kosovës mos të kenë të drejtë e pushteti të mbetet në duar të shqiptarëve

Nga: F. B. Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:31
Sergej Lavrov

Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov ka deklaruar se BE po ndryshon marrëveshjet mes Kosovës edhe Serbisë ashtu që serbët e Kosovës mos të kenë asnjë lloj të drejte, këtë ai e tha në takimin me gazetar në Moskë

Ai theksoi se tash e dhjetë vite nga nënshkrimi i marrëveshjes me ndërmjetësimin e BE-së lidhur me asociacionin e komunave dhe ende ajo nuk është themeluar.

“BE këtu nuk mund të bëjë asgjë. E vetmja që kanë pasur sukses është ofrojnë denë e cila do të kënaq kryeministrin e Kosovës Kurti dhe Prishtinën për të ndryshuar marrëveshjen e mëhershme për asociacionin, ashtu që serbët e veriut të Kosovës, mos të kenë të drejta, ndërsa të drejtat e ofruara janë artificiale, ndërsa pushteti i vërtetë mbetet në duar të shqiptarëve”, tha ai.

Lavrov ka shtuar se "faktori shqiptar në Ballkan është shumë serioz”, në këtë rast “BE-së duhet të i vijë turp, sepse në vitin 2013 trumbetonin se ia dolën me sukses të zgjidhin problemin e Kosovës”.

"Tash kur janë të domosdoshëm zbatimet e marrëveshjeve, BE tërhiqet në anën që e ka më të afërme në rastin konkret. E afër natyrisht i kanë shqiptarët e Kosovës, sepse janë betuar se duan të hyjnë në NATO, se duan të anëtarësohen kudo dhe të ndjekin rekomandimet e BE-së”, tha Lavrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat