Biden ngre alarmin nga Shtëpia e Bardhë: Çfarë mendoni se ndodh me vendet e Ballkanit nëse ne largohemi dhe Rusia fiton në Ukrainë?

Lajme

Biden ngre alarmin nga Shtëpia e Bardhë: Çfarë mendoni se ndodh me vendet e Ballkanit nëse ne largohemi dhe Rusia fiton në Ukrainë?

Më: 19 janar 2024 Në ora: 23:58
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka mbajtur sot një fjalim në Shtëpinë e Bardhë ku ka folur për agresionin dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Biden në një moment ka përmendur edhe vendet e Ballkanit. Ai ka pyetur të pranishmit në Shtëpi të Bardhë se çfarë mendojnë se ndodh me vendet e Ballkanit nëse ShBA largohet dhe Rusia mposht Ukrainën.

Biden të njëjtën pyetje e ka pasur edhe rreth asaj se çfarë mund t’i ndodhë Polonisë e Hungarisë nga një fitore potenciale e Rusisë në Ukrainë.

“Nëse largohemi dhe Rusia është në gjendje të mbajë sulmin e saj dhe të rrëzojë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit?

Çfarë mendoni se do të ndodhë nga Polonia në Hungari?”, ka thënë Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat