E rëndë: Foshnja që u braktis në QKUK nuk arrin të mbijetojë, nëna ikë nga Klinika

Lajme

E rëndë: Foshnja që u braktis në QKUK nuk arrin të mbijetojë, nëna ikë nga Klinika

Më: 20 janar 2024 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një foshnjë e cila ishte braktisur nga nëna, ka ndërruar jetë.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se gruaja kishte lindur foshnjën e saj në javën e 22 dhe e njëjta po trajtohej në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës, Zef Ndrejaj, i cili tha se faktikisht bëhet fjalë për abort dhe sipas tij, ka gjasa që nëna e cila ka ikur nga spitali, ka stimuluar lindjen e parakohshme.

Ndrejaj bëri të ditur se bazuar në rregullat e Klinikës, kanë lajmëruar edhe Policinë lidhur me rastin dhe të njëjtit po e shqyrtojnë.

“Faktisht është abort në javën e 2o dhe e ka braktis nana e vet, edhe nuk ka lindë e vdekun por mbas një kohe, fëmija 20 javësh normalisht që nuk mundet me mbijetu. Ajo [nëna] e ka braktisë dhe për shkak që e ka braktisë, Policia është kah merret me to. Normalisht rasti është në Polici se na e kemi rregull me lajmëru Policinë, organet edhe janë t’u e shqyrtu rastin kush është ajo, cka është ajo se ka ikë edhe prej klinike ajo. Mirëpo është në javën e 22, merret si abort ajo. Me siguri ka stimulu diku lindjen jashtë, ka marrë naj tabletë, ka ardhë këtu dhe qashtu. Po me ato raste merren Policia. Është abort. Deri në javën 23-24 merret si abort”, tha Ndrejaj.

Mësohet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat