Avokati serb bëri homazhe te varrezat e familjes Jashari, Vuçiq: Turpi është mbi të, policia e prokuroria ta kryejnë detyrën

Lajme

Avokati serb bëri homazhe te varrezat e familjes Jashari, Vuçiq: Turpi është mbi të, policia e prokuroria ta kryejnë detyrën

Më: 20 janar 2024 Në ora: 16:31
Avokati serb Çedomir Stojkoviq dhe Aleksandar Vuçiq

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ditë më parë ka vendosur lule mbi varrin e vajzës shtatë vjeçare, Blerina Jashari, e cila ishte vrarë prej forcave serbe në vitin 1998.

Stojkoviq ka bërë homazhe të ejten (18 janar) te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, prej ku u ka kërkuar falje shqiptarëve për krimet e kryera nga regjimi serb i kriminelit Slobodan Milosheviq.

Kjo i ka penguar ish-ministrit të asaj kohe, gjegjësisht presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili shfaqi edhe një herë urrejtjen patetike ndaj shqiptarëve, edhe nëse ata nuk janë të gjallë.

Në fakt, udhëheqësi serb u pyet se çfarë mendon dhe nëse duhet të arrestohet avokati pas këtij veprimi në Kosovë.

“Është turp me të cilin ai (Çedomir Stojkoviq) do të jetojë gjatë gjithë jetës së tij. Policia dhe prokuroria duhet ta kryejnë punën e tyre në këtë drejtim”, ka pohuar Vuçiq nga Davosi i Zvicrës.

Kujtojmë se homazhe kishte bërë vitin e kaluar edhe politikani, Nikola Sanduloviq, i cili pamjet i kishte publikuar këtë vit në rrjetet sociale.

Politikanit i kishte kushtuar me arrestim nga Shërbimi Informativ i Serbisë (BIA), të cilët më pas aq shumë e kishin rrahur brutalisht, sa që thuhet se i kanë paralizuar njërën pjesë të trupit.

Ndryshe, makineria ushtarake serbe kishte vrarë Adem Jasharin, themeluesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me 57 anëtarët e familjes së tij në vitin 1998.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat