Ky është terroristi i vrarë serb në Banjskë, Policia sot bastisi depon e babait të tij

Lajme

Ky është terroristi i vrarë serb në Banjskë, Policia sot bastisi depon e babait të tij

Më: 22 janar 2024 Në ora: 14:26
Stefan Nedeljkoviq

Njësia e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në veri, ku ka kryer bastisje në një lokacion në hyrje të Komunës së Zveçanit. Kontrollet janë kryer në një depo ku dyshohej për veprimtari të kundërligjshme.

Bastisja është kryer në depon e babait të njërit nga terroristët e vrarë gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Siç mësohet bëhet fjalë për serbin e vrarë, Stefan Nedeljkoviq.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, i cili tha se aksioni po vazhdon.

Nga ora 9:30 ka filluar kontrolli në një depo në hyrje të Zveçanit nga ana e djathtë. Bastisjen e bën Njësiti për Krime Ekonomike nga Prishtina dhe ne ndihmojmë. Nuk kemi më shumë detaje sepse aksioni është ende në vazhdim”, ka thënë Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat