Nisin hetimet për raportimin e policisë për vdekjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu

Lajme

Nisin hetimet për raportimin e policisë për vdekjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu

Më: 22 janar 2024 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës kishte raportuar se 18-vjeçari, Lulzim Fejzullahun ishte therur me thikë e lidhur me këtë raportim kanë nisur hetimet ndaj zyrtarëve policor.

Lajmin e ka bërë të ditur për KosovaPress, Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj, i cili ka theksuar se lidhur me këtë rast Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar që përfshin përveç tjerash edhe grumbullimin e informacioneve shtesë rreth veprimeve të policisë, si dhe sigurimin e të gjitha shkresave lidhur me këtë rast.

“Veprimet tjera do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat e hetimit preliminar dhe autorizimeve ligjore të IPK-së”, thuhet në njoftim.

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçar nga Podujeva, tetë ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

I ndjeri pas sulmit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, aty ku pas 6 dite ndërroi jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat