Arrestohet dhe suspendohet nga puna polici që goditi një këmbësore në Obiliq

Lajme

Arrestohet dhe suspendohet nga puna polici që goditi një këmbësore në Obiliq

Më: 23 janar 2024 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se është arrestuar polici i cili u përfshi në një aksident trafiku në Obiliq.

Gjithashtu, IPK njofton se polici është suspenduar nga puna.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës dje në orët e mbrëmjes kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një aksident trafiku më lëndime trupore në mes një automjeti dhe një këmbësori ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private)”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Hetuesit e IPK-së me të pranuar informacionin kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar.

“Sipas hetimeve fillestare , aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje (më 22.01.2024) rreth orës 17:00 në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka goditur këmbësoren e cila në ato momente kishte qenë duke e kaluar rrugën.

Pasi që ka ndodhur aksidenti, vozitësi ka dërguar për tretman mjekësor të lënduarën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, e më pas nga stafi mjekësor e njëjta është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë”, vijon njoftimi.

Tutje, në komunikatë theksohet se, pas veprimeve hetimore, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i Trafikut Publik” nga IPK është arrestuar i dyshuari (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.

“Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat