Szunyog e Radoniqi flasin për peticionin në katër komunat në veri

Lajme

Szunyog e Radoniqi flasin për peticionin në katër komunat në veri

Më: 23 janar 2024 Në ora: 16:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog  ka njoftuar se është takuar sot me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi.

Szunyog ka thënë se në takimin me Radoniqin kanë diskutuar për procesin e shkarkimit të kryetarëve në komunat në veri të Kosovës.

“Diskutuam për procesin e tërheqjes së kryetarëve në komunat veriore me kryesuesin e KQZ-së. Derisa e përgëzova për përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të Grupeve Nismëtare.

U interesova për hapat e ardhshëm dhe përgatitjet e brendshme të KQZ-së për votimin e tërheqjes nëse kalohet pragu i 20% për qind”, ka shkruar Szunyog në “X".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat