Petkoviç i ankohet ambasadorit britanik për të drejtat e serbëve të Kosovës

Lajme

Petkoviç i ankohet ambasadorit britanik për të drejtat e serbëve të Kosovës

Nga: F. B. Më: 23 janar 2024 Në ora: 17:37
Petar Petkoviq

Serbët e Kosovës në baza ditore po përballen me marrjen të drejtave, sulmeve dhe përpjekjeve që me mjete jo demokratike e të dhunshme të bëhen vartës të Prishtinës, këtë e tha shefi i delegacionit serb në bisedime Petar Petkoviq pas takimit me ambasadorin britanik në Serbi Eduard Ferguson.

Ai ka shpreh shqetësimin për vendimin e Kosovës që nga 1 shkurti të ndërpritet qarkullimi i pagesave me dinarë me Serbinë qendrore, duke vlerësuar si presion të posaçëm për zhvendosjen e serbëve nga Kosova.

“Ky vendim i bënë të pakuptimtë të gjitha marrëveshjet e deritashme edhe atë për asociacionin e komunave, që sipas strukturës bazohet në institucione që funksionojnë me qarkullim pagese me dinarë, që është valuta e vetme legale në Kosovë” tha ai.

Ky është hap i rrezikshëm dhe njëanshëm nga Kurti që nuk është vetëm politik por edhe humanitar me pasoja katastrofave, tha Petkoviç.

Ai njoftoi zyrtarin britanik edhe lidhur me faktin se serbët kanë mbledhur dhe dorëzuar peticionin për ndërrimin e kryetarëve dhe pret që kjo çështje të zgjidhet.

Serbët dhe shqiptarët sipas tij, mospajtimet e tyre duhet të i zgjidhin vetëm përmes dialogut, ndërsa Beogradi vazhdon të jetë i përkushtuar për dialog dhe biseda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat