Vuçiq merret me ministrin Sveçla: Ai mundet vetëm të ëndërrojë ambasadën serbe në Prishtinë

Lajme

Vuçiq merret me ministrin Sveçla: Ai mundet vetëm të ëndërrojë ambasadën serbe në Prishtinë

Më: 26 janar 2024 Në ora: 13:51
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka vazhduar të komentojë mediet dhe deklaratat, duke u treguar i vendosur me deklarata për konsum të brendshëm, në kohën e presioneve të mëdha lidhur me dialogun, parregullsitë në zgjedhje dhe problemet tjera me të cilat po përballet, duke u marrë me ministrin e MPB të Kosovës, Sveçla.

Sipas Vuçiq – Sveçla mundet vetëm të ëndërrojë ambasadën serbe në Prishtinë, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

“Këto janë ëndrra të këqija dhe ankthe të natës. Mund të them se Kosova sipas rezolutës 1244 të OKB-së dhe Kushtetutës së Serbisë, është pjesë e territorit tonë. Kështu ka qenë dhe kështu do të mbetet” ka thënë para bashkë-partiakëve të vet në Vranje.

Më pas Vuçiq shtoi se “Do të japim çdo gjë që të ruhet paqja nga tipat e papërgjegjshëm siç janë kryeministri i Kosovës Kurti dhe ministrat e tij” , tha Vuçiq.

Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq merret me deklarata e medie të rajonit, duke u viktimizuar dhe duke shfrytëzuar rastin që të plasojë deklarata për opinionin e brendshëm si luftëtar i palëkundur i çështjeve dhe interesave të Serbisë, gjë që bazuar edhe në rezultatet e zgjedhjeve të konstetsuara për vjedhje, po ia del.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat