Zyra e Petkoviqit reagon pas mbylljes së komunave paralele: U krye me urdhër të Kurtit

Lajme

Zyra e Petkoviqit reagon pas mbylljes së komunave paralele: U krye me urdhër të Kurtit

Më: 27 janar 2024 Në ora: 12:33
Petar Petkoviq

Dje shteti i Kosovës mbylli katër objektet e komunave paralele të Serbisë në Dragash të Kosovës, të cilat funksiononin ilegalisht.

Përmes një videoje, njoftohej se tash e tutje kjo komunë nuk do të funksionoj.

Në lidhje me këtë veprim të Kosovës, ka reaguar e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që udhëhiqet nga Petar Petkoviq, kryenegociator i Serbisë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

"Nuk ka dyshim se bastisja në objektin e komunës u krye me urdhër direkt të Albin Kurtit, me një qëllim të vetëm, ta mbyllë atë, t'i frikësojë dhe t'i largojë punëtorët nga vendi i punës, dhe pastaj nga pragu i shtëpive të tyre, ku ata jetojnë paqësisht në harmoni, pa e prekur askënd”, thuhet në një reagim të Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat