Sulmohen në Serbi dy autobusë të një kompanie nga Kosova

Lajme

Sulmohen në Serbi dy autobusë të një kompanie nga Kosova

Më: 28 janar 2024 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Dy autobusë të një kompanie nga Kosova janë sulmuar në Serbi, përkatësisht afër Kurshumlisë.

Lajmin për kanin e kanë konfirmuar nga vetë kompania “Fjolla Impex”, ku thanë se sulmet kanë ndodhur mbrëmë.

“Dy autobusë janë gjuajtur me gurë mbrëmë. Njëri duke ardhur prej Serbisë dhe tjetri duke shkuar për Serbi. Ngjarja ka ndodhur afër Kurshumlisë”, thanë nga kompania.

Ndërsa, sipas zyrtarëve të kompanisë, nuk ka persona të lënduar nga këto sulme por vetëm dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat