“Kurti ishte student kur u lirua, nuk ishte terrorist as pjesë e formacioneve ushtarake”/ Kjo deklaratë e anëtarit të DSS Marseniç tmerron serbët

Lajme

“Kurti ishte student kur u lirua, nuk ishte terrorist as pjesë e formacioneve ushtarake”/ Kjo deklaratë e anëtarit të DSS Marseniç tmerron serbët

Nga: F.B. Më: 29 janar 2024 Në ora: 11:45
Foto nga emisioni

Funksionari i Partisë Demokratike Serbe (DSS) Predrag Marseniç, duke u përgjigjur në akuzën se shefi i tij e kishte liruar Kurtin nga burgu, ka deklaruar se “Kurti ishte student kur u lirua nuk ishte terrorist as pjesë e formacioneve ushtarake , ndërsa mediet serbe e quajnë atë (Marseniçin) kukull të Jovanoviçit që ftohtë mbron Kurtin dhe është e pabesueshme çka dëgjohet nga ai”, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”

Kryeministri Kurti në kohën kur u lirua nga burgu nuk ishte terrorist, por vetëm një student dhe nuk ishte pjesë e ndonjë formacioni ushtarak, ka thënë ai.

Marseniç anëtar i DSS të Milosh Jovanoviçit ka fol në emision me gazetaren Minja Miletiç rreth vendimit që kishte marr dikur shefi i këtij subjekti Koshtunica për lirimin e kryeministrit aktual të Kosovës Kurti nga burgu në Serbi.

Sipas “Alo” ai ka shprehur një fjali "skandaloze" lidhur me Kurtin duke thënë se “kryeministri aktual në atë kohë ishte student dhe jo terrorist”.

“Lirimi i Kurtit asokohe, ndodhi dhe ai ishte vetëm student, nuk ishte kurrfarë terroristi, as nuk ishte në asnjë formacion ushtarak” ka thënë Marseniç.

Ndërsa avokati Vladimir Gjukanoviç duke reaguar në këtë ka shtruar pyetje Marseniçit, nëse e konsideron Flora Brovinën terroriste që sipas tij ka mbytur fëmijë serb, ndërsa anëtari i DSS me këtë rast, devijoi në përgjigje duke thënë se nuk di kur paska ndodhur kjo”?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat