Avokatët e Thaçit kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja e tij

Lajme

Avokatët e Thaçit kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja e tij

Më: 30 janar 2024 Në ora: 12:02
Hashim Thaçi

Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale.

Si shkak në kërkesë është përmendur moskryerja e obligimeve ndaj tyre.

“Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Asociacionit Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimin, nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Ndryshe, Edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon dëshminë e tij dëshmitari i 43-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së. Dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe është duke ofruar dëshminë e tij në sesion privat për publikun.

Dëshmia e këtij dëshmitari ka filluar të hënën dhe sipas përmbledhjes së ZPS-së, ai do të flas lidhur me një vrasje të paligjshme të një viktime, e cila pretendohet se është bërë pas arrestimit dhe mbajtjes nga anëtarë të UÇK-së në zonën e Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat