“Janë dy Muhameda, një i Bagdadit e një i Kuranit - Ky i Bagdadit është ‘kazanovë’, 15 gra”

Lajme

“Janë dy Muhameda, një i Bagdadit e një i Kuranit - Ky i Bagdadit është ‘kazanovë’, 15 gra”

Më: 31 janar 2024 Në ora: 00:43
Tim Shkupi

Teologu nga Maqedonia e Veriut, Tim Shkupi e ka quajtur vetën imam i shqiptarëve.

Këtë epitet, sipas tij ja kanë vë vet shqiptarët.

“Kështu po me thërrasin njerëzit dhe unë jam në gjendje për ta quar këtë deri në fundi. Jo imam i muslimanëve, por imam i shqiptarëve se këtu ka një dallim. Imami i myslimanëve mund të thotë se t’i ke të drejtë që ta marrësh qikën e tezës, qikën e hallës, mund t’i marrësh katër gra, e imami i shqiptarëve nuk e thotë këtë”, ka thënë Shkupi.

Sipas tij, këto martesa janë ligji i myslimanëve, por që nuk është i bazuar në Kuran.

“Në Kuran nuk ka poligami. Kur them unë që janë dy Muhameda, është një Muhamed i Bagdatit që e ka krijuar literature e këtij vendi dhe është një Muhamed i Kuranit. Ky Muhamedi i Kuranit është shumë i natyrshëm, njeri normal, kurse Muhamedi i Bagdatit është një person që fluturon me qilim, fol dhe bën pazar me Zotin, është Kazanovë me 13 gra, amo ai nuk është Muhamedi i Kuranit”, ka thënë Shkupi.

Ai ka thënë se është adhurues i Muhamedit të Kuranit, e jo i atij të Bagdadit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat