Pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, Vuçiq sot i drejtohet publikut për dinarin

Lajme

Pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, Vuçiq sot i drejtohet publikut për dinarin

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 10:39
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet publikut në orën 13:00. Pritet që ai të informojë qytetarët për detajet më të rëndësishme të bisedimeve me përfaqësuesit e KUINT-IT dhe BE-së në lidhje me vendimin e Kosovës për aktivizimin e dekretit për ndalimin e dinarit në Kosovë, transmeton televizioni publik serb RTS.

Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për vendosjen e euros si valutë të vetme në Kosovë dhe praktikisht ndalimin e përdorimit të dinarit.

SHBA ka njoftuar se është thellësisht e zhgënjyer dhe kundërshton planin e Kosovës për të vazhduar zbatimin e vendimit për ndalimin e valutave të huaja, përfshirë dinarin serb, ka kumtuar Departamenti i Shtetit. Ata dje sërish u kanë bërë thirrje Kosovës që ta shtyjnë zbatimin e këtij vendimi derisa procedurat të përmbushin standardet evropiane dhe banorët të jenë mjaft të informuar për mënyrën se si do të kryhet tranzicioni.

Ambasada britanike në Prishtinë dje bëri thirrje që kjo çështje të diskutohet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar apelin e BE-së drejtuar Kosovës për shtyrjen e vendimit të BQK-së për heqjen e dinarit, ka thënë se politikanët nuk mund të ndikojnë në vendimet e institucioneve të pavarura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat