Policia e shpall në kërkim personin që e kërcënoi Burim Pacollin

Lajme

Policia e shpall në kërkim personin që e kërcënoi Burim Pacollin

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 14:02
Personi i kërkuar nga Policia

Në dhjetor të vitit të kaluar ishte kërcënuarn gazetari Burim Pacolli, i cili rast ishte lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

Pikërisht këta të fundit, pra Policia e Kosovës, ka publikuar një fotografi të të dyshuarit për kërcënim ndaj gazetarit Pacolli.

Përmes fotografisë, Policia ka kërkuar bashkëpunim për të identifikuar personin e dyshuar për kërcënimin e gazetarit të Nacionales.

“Kërkesë për bashkëpunim - identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Kanosje, që është raportuar në polici me datën 12.12.2023.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.” – thuhet në publikimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat